Faton Hasani flet për situatën e Festim Mustafës dhe në çfarë gjendje e ka marrë klubin

Hendboll

Faton Hasani flet për situatën e Festim Mustafës dhe në çfarë gjendje e ka marrë klubin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:21
Faton Hasani

Klubet synojnë që të janë sa më të përforcuar dhe të përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit.

Kryetari i klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt, Faton Hasani, paralajmëron përforcime cilësore. 

Ai flet edhe për shënuesin më të mirë të ligës, Festim Mustafa, se a do t’i aprovohet apo jo kalimin në radhët e Prishtinës. 

Cilat janë problemet që u sanuan brenda klubit nga koha që e ka marrë Hasani me stafin e tij dhe cilat janë synimet me klubin? 

“Bota sot”: Cila është gjendja në KH Kastrioti, si e sheh në pjesën e dytë të kampionatit?

Faton Hasani: Gjendja e KH Kastriotit në pjesën e dytë të kampionatit do të jetë në nivel shumë të mirë sepse janë sanuar problemet e trashëguara dhe shumë shpejtë klubi do të ketë përforcime me lojtarë nga jashtë dhe brenda Kosovës jemi në fazën përmbyllëse të marrëveshjeve me lojtarë të ri

“Bota sot”: Cilat problemet e trashëguara janë të sanuara?

Faton Hasani: Klubin e kemi marrë pa kryesi dhe probleme nga më të ndryshmet si ato financiare administrative e deri te ato sportive si rezultat i këtyre probleme që kanë qenë prezentë.

Pjesa e lojtarëve më të mire vetëm se kishin braktisur klubin dhe ne kemi bërë përpjekje për t’i kthyer por fatkeqësisht nuk kemi gjetur mirëkuptim dhe kjo na ka obliguar të shikojmë opsionet tjera të cilat i ceka më lartë.

 “Bota sot”: Largohet lojtari më i mirë Festim Mustafa, me dëmshpërblim apo cila është e vërteta?=

Faton Hasani: Festimi ka dhënë një kontribut të theksuar për klubin dhe është jashtëzakonisht meritor dhe ne e vlerësojmë shumë edhe si sportist edhe si personalitet. Kryesia  nuk e ka aprovuar kalimin nga klubi.
 

Natyrisht ne kemi qenë të interesuar t’i ofrojmë të gjithë lojtarët e qytetit tonë në klubin tonë por e respektojmë vendimin e secilit dhe tashmë jemi në fazë e përmbylljes së marrëveshjeve me lojtarë të tjerë edhe nga jashtë Kosova të cilët padyshim KH Kastrioti do ta ngrisin në tabelë në vendin e merituar 

Kemi një kryesi stabile të mirëorganizuar dhe kemi edhe fuqinë financiare për t’i arritur objektivat.

“Bota sot”: Në cilat pozita do të përforcohet Kastrioti, dihet se  afati kalimtar ndërkombëtar mbyllet në javën e tretë të shkurtit?
Faton Hasani:
Edhe pse ne do te sjellim prurje te reja dhe mjaftë kualitative si nga brenda edhe jashtë Kosovës për lojtarët ferizajas klubi do të jetë gjithmonë i hapur.

Do të ketë përforcime në disa pozita, drejtori sportiv dhe kryesia po punojnë intensivisht. 

Klubin e kemi vu në binarë të ligjshmērisë në radhë të parë, kemi siguruar mbështetje shumë të mirë financiare, dhe kemi vu para vetës objektiva afatgjate. 

Qëllimi i ynë është ta vendosim Kastriotin në vendin meritorë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet me ekip dhe a janë lojtarët të mbrojtur me kontratë?
Faton Hasani:
Synimet tona janë shumë të qarta: Përforcimi i ekipit me lojtarë të ri dhe staf tjetër profesional brenda ditësh apo javësh do ti bëjmë publike marrëveshjet e reja. 

Po e përsëris klubi ka një kryesi që ka vullnetin dhe po merret intensivisht me klubin, ka mbështetje financiare të mjaftueshme dhe po ashtu të gjitha resurset tjera të nevojshme për ti arritur objektivat te gjithë lojtarë do të jenë të mbrojtur me kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat