Mali i Zi mezi e kishte mundur Kosovën, sot tronditi Kroacinë!

Hendboll

Mali i Zi mezi e kishte mundur Kosovën, sot tronditi Kroacinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:54
Mali i Zi mezi e kishte mundur Kosovën, sot tronditi Kroacinë!

Kroatët nuk mund ta përpijnë në asnjë mënyrë humbjen nga Mali i Zi në Budapest të Hungarisë, në ndeshjen e sotme në Grupin 1 në Kampionatin Evropian në hendboll.

“Debakli i Kroacisë në hapjen e raundit të dytë. Mali i Zi e mposhti  me rezultat 32:26 Kroacinë. Është një nga fitoret më të mëdha në historinë e tyre”, shkruan mes të tjera media kroate “24 Sata”. 

Mali i Zi u mposht nga kampionët e botës, danezët me rezultat 30:21 në startin e kampionatit. Por më pas ata fituan me 28:24 Maqedoninë e Veriut dhe në fund tronditën me 33:32 Slloveninë dhe e kthyen në shtëpi.  Ata vazhduan serinë e fitoreve ndaj Kroacisë.

Kroatët u tronditën nga kjo humbje.

Malin e Zi e ndihmuan në fitoren e madhe Millosh Vujoviq dhe Branko Vujoviq, secili nga shtatë gola, ndërsa portieri Nebojsha Simiq ka bërë 14 pritje. Në radhët e kroatëve u dallua Ivan Çupiq me shtatë gola etj.

Mali i Zi është në vend të katërt me 2 pikë e Kroacia e fundit (e gjashta) me 0 pikë.

Duhet theksuar se Kosova me 4 nëntor të vitit 2020,  humbi me rezultat 32:25 në Podgoricë nga Mali i Zi, dhe me 28 prill të vitit 2021 me 27:22 në Prishtinë, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian.  Mali i Zi mezi e kishte mundur Kosovën, ndërsa sot tronditi Kroacinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat