Më 12 shkurt fillon stinori pranveror

Hendboll

Më 12 shkurt fillon stinori pranveror

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:17
Më 12 shkurt fillon stinori pranveror

Më 12 e 13 shkurt luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.

Është ky vendim i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Skuadrat tashmë janë në vlugun e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit.

Në Superligën e hendbollistëve është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Vëllaznimi – Llapi, Besa Famgas – Kastrioti, Deçani – Zhegra, Rahoveci – Drenica, Prishtina – Trepça.

Superliga e hendbollisteve vazhdon me xhiron e 12-të: Shqiponja – Vushtrria, Vjosa – Samadrexha, Vëllaznimi – Kastrioti, Istogu – Drita, Jusuf Gërvalla – Prishtina, Ulpiana – Ferizaj.

Besa Famgas është lider te hendbollistët, ndërsa Istogu te hendbollistet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat