Lojtari i Besës pensionohet nga fanella e Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës 

Hendboll

Lojtari i Besës pensionohet nga fanella e Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës 

Nga: K.G. Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:16
Lojtari i Besës pensionohet nga fanella e Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës 

Hendbollisti Nikolla Prce, edhe zyrtarisht pensionohet nga fanella e përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai tani mbetet i përkushtuar vetëm te kampioni i Kosovës, Besa Famgas. 

 “Kampionati Evropian në Hungari dhe Sllovaki ishte gara e fundit për kapitenin tonë Nikola Prce në fanelën e Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës!

Pas 15 viteve të kaluara në fanelën verdh e kaltër, Prce i dha fund karrierës reprezentative ku zhvilloi më shumë se 120 ndeshje dhe shënoi 450 gola!

Tash e tutje Prce do ti përkushtohet 100 % angazhimeve në klubin tonë.

Jemi të priveligjuar që në radhët tona kemi një sportist të madh si Nikola Prce”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat