Nesër shpallen më të mirët e vitit në hendboll

Hendboll

Nesër shpallen më të mirët e vitit në hendboll

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:54
Nesër shpallen më të mirët e vitit në hendboll

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) e vazhdon traditën e shpalljes së atyre që janë dalluar gjatë vitit paraprak.

Ndonëse të sfiduar fuqishëm nga pandemia, sukseset e hendbollit kosovar gjatë vitit 2021 nuk kanë munguar.

Dhe ata që janë dalluar gjatë vitit të kaluar, do të nderohen e falënderohen në ceremoninë që do të mbahet nesër më 26 janar.

Bordi i FHK-së ka vendosur që ceremonia “Laureatët e Vitit 2021” të mbahet në Hotel International Prishtina, më 26 janar nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat