Suedia në gjysmëfinale të Evropianit

Hendboll

Suedia në gjysmëfinale të Evropianit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 11:02
Suedia në gjysmëfinale të Evropianit

Pas një rikthimi të madh, Suedia mposhti Norvegjinë me rezultat 24:23 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollit. Golin e fitores suedezët e shënuan 15 sekonda para fundit.

Pas pjesës së parë Norvegjia udhëhiqte me rezultat 14:9, por pjesa e dytë u takoi plotësisht suedezëve. Suedia ishte prej kundërshtarëve të Kosovës në kualifikimet për këtë Evropian.

Prej Grupit II të raundit kryesor në gjysmëfinale ka kaluar edhe Spanja. Spanja të martën e mposhti Poloninë me 28:27, kurse Gjermania fitoi ndaj Rusisë me 30:29. Spanja e Suedia i kanë nga 8 pikë dhe më 28 janar luajnë në gjysmëfinale.

Norvegjia i ka 6 pikë dhe luan për vend të pestë. Gjermania, Rusia dhe Polonia e përfundojnë garimin në Euro 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat