Istogu mburret me këto lojtare

Hendboll

Istogu mburret me këto lojtare

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:56
Pranvera Ferataj, Doresa Rugova dhe Albina Rugova

Kampionja vjeshtore Istogu mburret me tri lojtare, si Albina Rugova, Pranvera Ferataj dhe Doresa Rugova.

Istogu pretendon ta rikthejë titullin e kampionit në vitrinat e tyre dhe të mbrojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës, ky është synimi i Faruk Shalës, kryetrajner.  

“Albina Rugova, Pranvera Ferataj dhe Doresa Rugova laureatet e vitit 2021 nga Istogu.

Federata e hendbollit e Kosovës ka mbajtur ceremoninë tradicionale të zgjedhjes së më të dalluarave, për vitin që lamë pas.

Albina Rugova për të 4tën herë rresht është zgjedhur aloja e majtë më e mirë në Kosovë, qendra e Istogut Pranvera Ferataj është zgjedhur më e mira e vitit në pozitën e saj për të dytën here, ndërsa Doresa Rugova është zgjedhur ndër 7 hendbollistet e reja më të mira të vitit 2021”, shkruan në faqen e KH Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat