KH Kastrioti paralajmëron përforcime të mëdha nga shtetet e jashtme 

Hendboll

KH Kastrioti paralajmëron përforcime të mëdha nga shtetet e jashtme 

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:26
Faton Hasani

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), me kryetarin Faton Hasani, njofton për zhvillimet e fundit brenda kolektivit.

Ferizajasit janë në negociata me hendbollistë jashtë Kosovës dhe së shpejti pritet të finalizohen marrëveshjet. Ata paralajmërojnë se Kastrioti do të rikthehet në vendin meritorë.    

“Kryesia e klubit te hendbollit Kastrioti njofton të gjithë sportdashësit dhe simpatizuesit e klubit Kastrioti nga Ferizaj se ka zhvilluar negociatat dhe ka pranuar ofertat  nga disa trajnerë dhe lojtarë profesionistë me renome ndërkombëtare të cilët vijnë nga vende të ndryshme nga rajoni dhe Evropa e te cilat janë të pranueshme, të arsyeshme dhe brenda pritjeve të kryesisë.

Javët në vijim kryesia do ti marrë vendimet për përzgjedhjen, konkretizimin, dhe formalizimin e marrëveshjeve 

Ardhja e trajnerëve të rinj dhe lojtarëve do të ndodhë posa të plotësohen kushtet ligjore pajisja me viza dhe procedurat e kërkuara (për hyrjen në Kosovë) sipas protokolleve për Covid 19.

Përveç prurjeve të reja kryesia do t’i kushtoj rëndësi të veçantë edhe fondit aktual të lojtarëve duke ju ofruar mbështetjen maksimale të merituar pasi që e vlerëson punën e bërë edhe nga trajnerët dhe lojtarët aktual të cilët janë e ardhmja e klubit dhe të cilët do ta kenë përkrahjen e plotë të kryesisë .
 

Klubi i hendbollit Kastrioti nuk do të privatizohet por do të mbetet klub i lojtarëve dhe i qytetit dhe shumë shpejtë do të rangohet në pozitën meritore.

Kryesia ka hartuar planin afatshkurtër, afatmesëm ,dhe afatgjatë për zhvillimin dhe konsolidimin e klubit ka siguruar pjesën financiare të nevojshme dhe ka vendosmëri të jashtëzakonshme për ti arritur objektivat .

Përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes anëtarëve të kryesisë ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe me trajnerët dhe lojtarët prandaj duke vazhduar këtë relacion dhe angazhim që bëhet krejt mbi baza vullnetare pa asnjë interes personal dhe me prurjet e reja suksesi do të jetë i garantuar .

Ditët e fundit kemi pranuar shprehje vullneti nga lojtarë Ferizajas që aktualisht janë pjesë e ekipeve tjera të cilët kanë shfaqur dëshirën që në një të ardhme të afërt të kthehen në klubin tonë dhe ne i falënderojmë dhe ju konfirmojmë se klubi i ka dyert e hapura gjithmonë edhe për lojtarët dhe trajnerët ferizajas të cilët aktualisht luajnë për ekipe tjera”, njofton kryesia e Kastriotit. 

“Gjithashtu në bashkëpunim me institucionet arsimore komunale do të krijojmë hapësirë që në hendbollin Ferizajas të kyqen edhe të rinj të tjerë të cilët posedojnë potencialin e nevojshëm”, përfundon njoftimi nga kryesia e klubit.

Kastrioti renditet në vend të pestë me 14 pikë gjatë stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat