Faton Hasani paralajmëron përforcime për Kastriotin nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Brazili

Hendboll

Faton Hasani paralajmëron përforcime për Kastriotin nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Brazili

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 19:40
Faton Hasani gjatë një takimit me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kastriotin (meshkujt) do të kthejmë në vendin e merituar, tha Faton Hasani, kryetar i klubit me renome.  

Kastriotit të Ferizajt pritet t’ bashkohen disa hendbollistë nga shtetet e jashtme. Këtë e konfirmon edhe Hasani.

Ai tha se Kastrioti po rikthehet në nivelin ashtu si i ka hije një qendre të hendbollit. 

Sipas tij, po punohet pareshtur përveç përforcimeve nga shtetet e jashtme, edhe t’i përkushtohet punës me gjeneratat e reja.    

“Java e ardhshme me risi të shumta në KH Kastrioti.

Pas angazhimit të trajnerit Stankovski tani javën që vjen klubit do t’i bashkohen disa lojtarë nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Brazili.

Si asnjëherë më parë në historinë e klubit do të ketë përforcime cilësore me lojtarë me renome ndërkombëtare.

Nuk do të ndalemi deri në qëllimin final.

Gjithashtu pas përfundimit të fazës së konsolidimit do të fillojnë menjëherë procedurat për themelimin e akademisë së hendbollit ku do t’i jepet mundësia shumë të rinjve dhe të rejave nga Ferizaj ta shfaqin dhe ndërtojnë karrierën e tyre në hendboll .

Kastriotit do ti kthehet lavdia tani klubi është në duar të sigurta  dhe Ferizaj do të mburret shpejt me rezultatet e klubit të tyre te zemrës”, thotë Hasani për gazetën kimbëtare “Bota sot”.

Kastrioti është në vend të pestë me 14 pikë, por synimi i tyre është të luftojnë për play-off dhe për daljen në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat