Skuadra shqiptare përballet me Gjorçe Petrovin

Hendboll

Skuadra shqiptare përballet me Gjorçe Petrovin

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:36
Skuadra shqiptare përballet me Gjorçe Petrovin

Në selinë e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, u hodh shorti për sfidat e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë.

Në konkurencën e meshkujve, sfidat e gjysëmfinales së Kupës së Maqedonisë do të sjellin përballje në mes skuadrave nga Shkupi dhe Manastiri.

Vardar 1961 sfidon Eurofarm Pelisterin 2, ndërsa në takimin tjetër, Buteli përballet me Eurofarm Pelisterin. Turneu final do të zhvillohet në Kavadar, nga 13 e deri më 15 maj.

Ndërkohë në konkurencën e femrave, Kumanova mbron titullin dhe në gjysmëfinale takohet me Metalurgun, ndërsa Gjorçe Petrovi do të sfidojë hendbollistet shqiptare të Çairit.

Sfidat e gjysmëfinales në konkurencën e meshkujve janë caktuar më 13 maj, ndërsa hendbollistet do të përballen, një ditë më vonë, poashtu në Kavadar. Finalet, në të dy konkurencat, do të zhvillohen më 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat