Lojë për infarkt, Ferizaj rrëzon Prishtinën në të qindtën e fundit të sekondës

Hendboll

Lojë për infarkt, Ferizaj rrëzon Prishtinën në të qindtën e fundit të sekondës

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:10
Lojë për infarkt, Ferizaj rrëzon Prishtinën në të qindtën e fundit të sekondës

Lojë për infarkt, Ferizaj rrëzon Prishtinën në të qindtën e fundit të sekondës, duke e mundur me rezultat 30:29 (13:15), në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

Hendbollistja braziliane Ligia Da Silva shënon në të qindtën e fundit të sekondës, nga gjuajtja e lirë siç quhet në hendboll 9-metërshi. Vaj te Prishtina, festë të Ferizaj. 

Ferizaj gjunjëzon Prishtinë në seri të fitoreve me 2:1 dhe në finale ndeshet me Istogun.    

Ferizaj bëri lojë të madhe sidomos në 30 minutat e periudhës së dytë ndaj kryeqytetasve, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ferizaj avancoi me 4:6, pastaj Prishtina barazon (6:6) dhe udhëheq me 12:8, duke përmbyllur pjesën e parë me 15:13.

Pjesa e dytë ka qenë e luftuar deri në pikën e fundit, mysafiret barazuan me 16:16, 16:17, pastaj shtuan epërsinë edhe në dy gola 26:28. 4 minutat e fundit, dramë në vete, emocione të mëdha në tribuna e fushë rezultati 29:29.

Gjuajtja e fundit nga 9-shi, brazilianja Ligia Da Silva gjuan dhe shënon befasisht, Prishtina në vaj.

Granit Sahiti, trajner i Ferizajt dhe kryetari i klubit, Xhavit Morina, janë sikur në qiellin e shtatë për këtë kualifikim.

Laticia Da Silva ishte më efikasja te Ferizaj me 13 gola. 6 i kishte Albulena Basha, ndërsa nga 4 i shënuan Mimoza Sefedini e Ligia Da Silva.

Te Prishtina më efikasja ishte Alma Nivokazi me 8 gola, sa i realizoi edhe Melike Ipçi. 5 herë realizoi Ivana Bojoviq, ndërsa 4 gola i shënoi Aida Stagova. Te të dy skuadrat janë dalluar edhe portieret me numër të madh të pritjeve.
Ferizaj në finale të plejofit takohet me Istogun. Ndeshja e parë është të shtunën në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat