Fati i ndeshjes Prishtina - Ferizaj, në dorë të këtij njeriut! 

Hendboll

Fati i ndeshjes Prishtina - Ferizaj, në dorë të këtij njeriut! 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:06
Fati i ndeshjes Prishtina - Ferizaj, në dorë të këtij njeriut! 

Prishtina dhe Ferizaj, janë në pritje të ankthshme të vendimit të Komesarit të Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Istref Sadriu.

Ndeshja e mbrëmshme ka qenë me një rivalitet të madh, një finale para finales në kuadër të gjysmëfinales së play-iff-it të Superligës (femrat), por një gabim trashanik përkatësisht material i gjyqtarëve, ia prishi tërë atë shije të bukur kësaj drame.

Veprimi i fundit i Ferizajt, u nis topi nga qendra në mënyrë të parregullt dhe gjyqtarët nuk e panë, por pas pak sekonda shkaktohet faull. Nga goditja e 9-shit bie goli dhe fiton Ferizaj me rezultat 30:29, duke u kualifikuar në finale të play-off-it.

Sadriu tani është para një situate të rëndë si Komesar, si veprojë, të riluhet dy herë nga 5 minuta ndeshja apo të regjistrohet.  

Prishtina dhe Ferizaj, janë dorë të Komesarit të Garave, i cili do të veprojë pasi t’i rishikoj gjithë materialin e rastit të fundit në ndeshje!

Gjyqtarët do të dënohet sigurt, por cili do të jetë vendimi për ndeshje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat