Ku ishe zotëri komesar Sadriu mbrëmë? Loja mbaroi

Hendboll

Ku ishe zotëri komesar Sadriu mbrëmë? Loja mbaroi

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:51
Ku ishe zotëri komesar Sadriu mbrëmë? Loja mbaroi

Mbrëmë u dashtë me reaguar dhe mu kthye veprimi pas, mu përsërit! Kamerat kanë ekzistuar dhe mbrëmë u desh të kthehet veprimi pas, jo të merret në qafë Prishtina. 

Loja ka mbaruar me rezultat 29:30 në favor të Ferizajt, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-ioff-it të Superligës së Kosovës.  

Ku ishe zotëri komesar Istref Sadriu mbrëmë? Loja mbaroi! Mbrëmë u desh Ju t’i kërceni rrethojat, të ndërhyni, të bëhesh një VAR i hendbollit! Loja mbaroi zotëri Sadriu! Sot mbaje mbledhjen si të duash.

A ishe në ndeshje? Mbrëmë u desh të shikohen kamerat dhe të shihet se është e parregullt, menjëherë të veprohet: Ku ishe komesar? Jep dorëheqje komesar! Boll më, Prishtina u dëmtua rëndë, loja mbaroi!

Sa raste kemi pasur deri me sot, edhe më të rënda se mbrëmë. Komesar Sadriu, loja mbaroi! Ku ishe mbrëmë me ata të federatës? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat