Komesar Sadriu shikon si u përsërit një lojë në Evropë!

Hendboll

Komesar Sadriu shikon si u përsërit një lojë në Evropë!

Më: 28 prill 2022 Në ora: 14:03
Komesar Sadriu shikon si u përsërit një lojë në Evropë!

Deri me tash nuk ka asnjë vendim në lidhje me ndeshjen Prishtina – Ferizaj.

Komesar i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Istref Sadriu, shikon se si u rilu një lojë dy herë nga pesë minuta në Evropë, për të njëjtat gabime që bën gjyqtarët VItaku.

Merret vesh se ai po e rishikon, se a mund të riluhet dy herë nga pesë minuta dhe a ka bazë! Po e rishikon edhe mënyrën si e mori golin Prishtina, duke shikuar se a ka bazë a jo.

Sepse veprimi është nisur në mënyrë të parregullt, por goli nuk ka rënë direkt nga ky veprim, por bie pas faullit nga vija e 9-shit. Këtu është në hamendje Komesar Sadriu.

Ai po e shikon edhe këtë mundësi, bëjnë të ditur burimet tona të afërta me Federatën. Brenda një orë apo më shumë pritet vendimi final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat