Caktohet ora e finales së madhe, Istogu - Ferizaj

Hendboll

Caktohet ora e finales së madhe, Istogu - Ferizaj

Nga: K.G. Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:24
Caktohet ora e finales së madhe, Istogu - Ferizaj

Të shtunën e fundjavës (pasnesër) do të luhet finalja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat), mes Istogut dhe Ferizajt.

Të dyja ekipet po përgatiten me ritëm për finalen e parë të së shtunës.

“Të shtunën në palestrën e qytetit në Istog zhvillohet ndeshja finale e Superligës së Kosovës.
Istogaset presin Ferizajn në finalen e madhe nga ora 20:30.

Të shtunën, i gjithë qyteti në palestrën e sporteve në Istog, bashkë ne mundemi.

Shihemi ne palestër!”, shkruan në njoftimin e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat