Refuzohet ankesa e Prishtinës, Ferizaj në finale

Hendboll

Refuzohet ankesa e Prishtinës, Ferizaj në finale

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2022 Në ora: 20:19
Ferizaj

Komesari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Istref Sadriu, refuzon ankesën e klubi të hendbollit Prishtina (femrat).

Prishtina u ankua bë KG të FHK-së, seveprimi i fundit i Ferizajt ka qenë i parregullt se si është nisur topi nga qendra.

Ankesa është refuzuar. KG i FHK-së, pasi ka shikuar të gjitha detajet, e ka refuzuar ankesën, e cila sipas tij, nuk ka asnjë bazë që është dëmtuar dhe as që do të riluhet ndeshja në vazhdime dy herë nga pesë minuta, një variant që u përfol që nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Mbetet rezultati i ndeshjes së mbrëmshme, Prishtina - Ferizaj 29:30.

Ferizaj triumfon në seri të fitoreve me 2:1 dhe kualifikohet në finale, ku të shtunën në orën 20.30 takohet me Istogun vendas, në finalen e parë të madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës.

"Hedhet poshtë ankesa e KHF Prishtina e bërë në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Playoffit në Superligën e femrave, duke u mbështetur në nenin 13.7. dhe në raportin mbi vlerësimin e gjykimit. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin.

Arsyetim: Komisari i Garave pasi shqyrtoi ankesën e KHF Prishtina e dorëzuar sot, më 28.04.2022, për ndeshjen e tretë gjysmëfinale të plejofit, pasi shqyrtoi video-xhirimin e ndeshjeve dhe raportin e Komisarit për vlerësimin e gjykimit, konstatoi se ankesa e KHF Prishtina është e pabazë.

Linja e gjykimit të gjyqtarëve gjatë tërë ndeshjes ishte e njëjtë për të dy skuadrat. Ndërsa sa i përket rastit të 30-sekondëshit të fundit, konstatoi se gjyqtarët në të dy rastet, te të dy skuadrat, bënë lëshime. Fillimisht duke mos respektuar rregullin 8.7c (mosrespektim i distancës) nga KHF Prishtina, e më pas duke mos respektuar rregullin
10.3 (gjuajtja nisëse) nga KHF Ferizaj. Por asnjëri rast nuk kishte ndikim direkt në rezultat. Nga KHF Ferizaj nuk kishte gjuajtje direkt në portë, por aksion më të gjatë dhe rrjedhimisht ndikimi direkt në rezultatin e ndeshjes ka munguar.

Këshilla juridike: Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Këshillin e Garave brenda
afatit prej 12 orëve, të përcaktuar në bazë të Propozicioneve te Garave, nga dita e
publikimit të Buletinit nr.44.

3. Komisari i garave duke u bazuar në fletëparaqitjen e ndeshjes Prishtina -Ferizaj, Superliga e femrave, e zhvilluar me 27.04.2022 duke u mbështetur në nenin 12.5.1 të Propozicioneve të garave morri këtë:

VENDIM

Dënohet lojtarja e KHF Ferizaj, Mimoza Sefedini me numër lic.2080 me një (1) ndeshje mos lojë dhe 50€ (pesëdhjetë euro) gjobë duke u mbështetur në nenin 12.5.1 të Propozicioneve të garave.
Lojtarja në fjalë nuk ka të drejt aktivizimi deri në përmbushjen e gjobës dhe dënimit
kohorë.

Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin.

Arsyetim: Komisari i garave pasi shqyrtoi fletëparaqitjen e personave zyrtar të ndeshjes, konstatoi se në minutën 59:50 të ndeshjes pas një kundërsulmi të lojtares së KHF Prishtina lojtarja në fjalë shkakton ndërhyrjet të rend jo sportive ( rregulli 8.10d) me çrast u ndëshkua me karton të kuqë dhe u gjykua shtatë metërsh. Këshilla juridike: Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese brenda afatit te caktuar ne bazë të Propozicioneve te garave nga dite e publikimit të Buletinit nr.44

4. Komisari i garave pasi shqyrtoi videoxhirimin e ndeshjes dhe raportin e vlerësimit të gjykimit të ndeshjes Prishtina – Ferizaj, ndeshja e tretë e të Play offit ne kuadër të Superligës së femrave, e zhvilluar me 27.04.2022 duke u mbështetur në nenin 12.11 të Propozicioneve të garave morri këtë:
 

VENDIM

Dënohet qifti i gjyqtarëve Arsim Vitaku dhe Erduan Vitaku me dy (2) ndeshje mos delegim dhe 100 euro gjobë duke u mbështetur në nenin 12.11. të Propozicioneve të garave. Arsyetim: Komisari i garave pasi shqyrtoi video xhirimin e ndeshjes dhe raportin e vlerësimit të gjykimit konstatoi se gjyqtarët e ndeshjes Prishtina – Ferizaj u vlerësuan 48 pikë andaj Komisari i garave morri vendi duke u mbështetur në nenin 12.11. të Propozicioneve të garave.

Këshilla juridike: Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese brenda afatit te caktuar ne bazë të Propozicioneve te garave nga dite e publikimit të Buletinit nr.44 . 

5. Komisari i garave në duke u bazuar në fletëparaqitjen e ndeshjes Prishtina -Ferizaj, Superliga e femrave, e zhvilluar me 27.04.2022 duke u mbështetur në nenin 12.3.2 të Propozicioneve të garave morri këtë:

VENDIM

Dënohet përfaqësuesja zyrtare e KHF Prishtina, Valbona Hasani – Arifi me numër lic.588 me 25 euro gjobë duke u mbështetur në nenin 12.3.2 të Propozicioneve të garave. Përfaqësuesja zyrtare nuk ka te drejt aktivizimi deri në përmbushjen e gjobës. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin. Arsyetim: Komisari i garave pasi shqyrtoi fletëparaqitjen e personave zyrtar të ndeshjes, konstatoi se në minutën 60:00 ende pa përfunduar ekzekutimi i faullit
futen lojtaret nga bankina në fushë .

Këshilla juridike: Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese brenda afatit te caktuar ne bazë të Propozicioneve te garave nga dite e publikimit të Buletinit nr.44", thuhet në njoftim të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat