Istogu - Ferizaj, finale e nxehtë

Hendboll

Istogu - Ferizaj, finale e nxehtë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:26
Istogu - Ferizaj, finale e nxehtë

Istogu - Ferizaj, finale e nxehtë!

Të shtunën mbrëma zhvillohet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Nga ora 20:30 në palestrën e qytetit në Istog takohen Istogu e Ferizaj.

Pritet atmosferë e bukur sportive dhe numër i madh i shikuesve. Po ashtu pritet lojë e fortë dhe cilësore.

Istogu gjatë stinorit të rregullt i ka fituar dy përballjet me Ferizajn. Në fakt Istogu ka fituar të gjitha 22 ndeshjet duke përfunduar në vendin e parë. Në gjysmëfinale të plejofit vashat istogase e eliminuan Vushtrrinë pas dy ndeshjeve.

Ferizaj në stinorin e rregullt kishte 18 fitore e katër humbje. Përfundoi i treti. Në gjysmëfinale të plejofit, Ferizaj e kaloi Prishtinën pas tri ndeshjeve të forta. Ndeshja e tretë dhe vendimtare u luajt të mërkurën në kryeqytet, ndërsa u fitua nga skuadra ferizajase me një gol dallim.

Të dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore dhe me përvojë. Andaj shpresohet që ndeshja të jetë me kualitet, e denjë për finale të plejofit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat