Besa për të vazhduar dominimin, Prishtina për kthesën e madhe

Hendboll

Besa për të vazhduar dominimin, Prishtina për kthesën e madhe

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:25
Besa për të vazhduar dominimin, Prishtina për kthesën e madhe

Besa Famgas e Prishtina janë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Skuadra që shënon dy fitore apo që fillimisht shënon një fitore e një barazim, shpallet kampione. Ndeshja e parë finale luhet të shtunën mbrëma nga ora 20:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa Famgas gjatë stinorit të rregullt nuk ka pasur konkurrencë. I ka fituar të gjitha 28 ndeshjet. Në gjysmëfinale të plejofit pa telashe e kaloi Rahovecin pas dy ndeshjeve.

Prishtina ishte e dyta me bilanc prej 22 fitore, një barazim e pesë humbje. Në gjysmëfinale të plejofit prishtinasit e kaluan Trepçën, po ashtu pas dy ndeshjeve. Forma e Prishtinës në gjysmëfinale ishte më e mirë se në stinorin e rregullt dhe te kjo skuadër shpresojnë për ngritje të mëtejme të nivelit në ndeshjet finale ndaj Besës.

Dy skuadrat në përbërje kanë plot reprezentues të Kosovës, andaj pritet shfaqje e bukur hendbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat