Fillon liga e pionierëve

Hendboll

Fillon liga e pionierëve

Më: 29 prill 2022 Në ora: 23:10
Fillon liga e pionierëve

Në fundjavë fillon gara në ligën e pionierëve në hendboll, për djem dhe vajza.

Ndeshjet e para zhvillohen në Ferizaj e në Klinë, të shtunën.

Grupi A në të dy konkurrencat garon fillimisht në Ferizaj. Prej orës 10:00 është takimi i vajzave Kastrioti – Vushtrria, ndërsa prej orës 11:00 luajnë Prishtina e Ulpiana (vajzat). Më pas prej orës 12:00 ndeshjet i kanë djemtë. Prishtina luan me Prizrenin, Kastrioti me Vjosën (13:00) dhe Llapi me Trepçën (14:00).

Në Klinë fillimisht luajnë djemtë: Besa Famgas – Istogu (10:00), Deçani – Dukagjini (11:00), Vëllaznimi – Rahoveci (12:00). Bëhet fjalë për ndeshje të grupit B. Ndërsa më pas luhen ndeshjet e vajzave: Istogu – CLICK (13:00), Vëllaznimi – Dukagjini (14:00), Shqiponja – Deçani (15:00), Jusuf Gërvalla – Trepça (16:00).

Njomakët vazhdojnë me gara të dielën kur është xhiroja e dytë. Edhe xhiroja e dytë zhvillohet në Ferizaj e në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat