Meri Giçeva paralajmëron Istogun: Ne luajmë me zemër

Hendboll

Meri Giçeva paralajmëron Istogun: Ne luajmë me zemër

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:04
Meri Giçeva paralajmëron Istogun: Ne luajmë me zemër

Hendbollistja prej më të mirave në Kosovë, Meri Giçeva, anëtare e klubit Ferizaj, është e përgatitur maksimalisht me ekipin e saj, për sfidën e parë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës, kundër Istogut, e cila luhet sonte në orën 20.30 në palestrën e sportit në Istog.

Finalja e parë pritet me kureshtje të madhe edhe nga dashamirët e këtij sporti. 

Fakt interesant është se Ferizaj gjithmonë është një rival i papërshtatshëm për Istogun apo një “mace e zezë”.  

Giçeva tha se janë mirë të përgatitura dhe pret lojë të fortë. 

“Finalen me Istogun, më së pari e pres të jetë Fair - Play loja. 

Ne jemi të përgatitur dhe të  gatshëm që t'i përgjigjemi edhe kësaj sfide dhe të arrijmë qëllimin tonë për këtë sezon.

Veç duhet me kallëzuar lojën që e kemi ne, ajo është loja me zemër, me luajt një për gjithë, gjithë për një. 
Ne si ekip e kemi fuqinë dhe disponimin është në nivel shumë të lartë”, t
hotë Giçeva për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat