Finale dramatike, fitore e ngushtë e Istogut

Hendboll

Finale dramatike, fitore e ngushtë e Istogut

Nga: K. G. Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:14
Finale dramatike, fitore e ngushtë e Istogut

Istogu ka shënuar fitore në duelin e parë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 32:31 (16:14) ndaj Ferizajt.

Në palestrën e Istogut, atmosferë e bukur, rreth 1500 shikues, krijuan një atmosferë të bukur, në anën tjetër ndeshje dramatike deri në pikën e fundit.

Ferizaj udhëhoqi me 4:6 por me pas Istogu këndellet barazon e udhëheq, duke shkuar në pushim me dy gola (16:14).

Pjesa e dytë dramatike deri në fund, Ferizaj pati mundësi të barazojë por dështuan.

Natalia Milatoviq udhëhoqi Istogun me 9 gola. 8 herë realizoi Esma Muratoviq, ndërsa Dayane Da Rocha i realizoi 8 penallti. 6 gola i shënoi Anja Bojaniq e një Adelina Berisha.

Te Ferizaj, 10 gola i shënoi braziliania Ligia Da Silva. Braziliania tjetër, Ana Luisa Chaves shënoi 7 gola dhe u shqua me organizim të lojës.

Albulena Basha e Larissa Da Silva shënuan nga 4 gola. 3 i shënoi Meri Koneski, ndërsa nga një e shtuan Mirjeta Dinolli e Albulena Kelmendi.

Istogu shënon fitoren e parë, bën hapin e parë drejt titullit. Trajneri i Istogut, Faruk Shala, fiton përballjen ndaj homologut të tij, Granit Sahiti.

Istogu udhëheq në seri të fitoreve me 1:0. Skuadra me dy të fituara apo me një fitore e një barazim shpallet kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat