Samadrexha kthehet në Superligë

Hendboll

Samadrexha kthehet në Superligë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:14
Samadrexha kthehet në Superligë

Samadrexha është konfirmuar qendër e rëndësishme e hendbollit.

Pasi hendbollistet e këtij fshati konfirmuan mbetjen në elitë, në Superligë ka kaluar edhe skuadra e hendbollistëve Samadrexha.

Në ndeshjen e plejautit, të shtunën në Istog, KH Samadrexha e mposhti Drenicën me rezultat 28:22.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për Samadrexhën, që dallimin më të madh në rezultat megjithatë e bëri në minutat e fundit.

Më efikasi te Samadrexha ishte Ermir Smaka me 8 gola sa i realizoi edhe Selim Maloku. Te Drenica u dallua Driton Baliu me 7 gola. 5 i realizoi Besim Dubovci.

Samadrexha këtë edicion përfundoi e dyta në Ligën e Parë. Kurse Drenica ishte e parafundit në Superligë.
Vushtrria është inkuadruar në Superligë po ashtu, derisa nga elita u largua edhe Zhegra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat