Vazhdon seria impresive e katërshes së Kosovës

Hendboll

Vazhdon seria impresive e katërshes së Kosovës

Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:04
Vazhdon seria impresive e katërshes së Kosovës

Kreuzlingeni i katër lojtarëve të Kombëtares së Kosovës po vazhdon marshimin drejt Superligës së Zvicrës.

Kjo skuadër thuajse e ka siguruar vendin e parë pas stinorit të rregullt dhe në serinë finale për një vend në elitë do të luaj më ekipin e vendit të dytë, Wadenswil/Horgan. Skuadra që shënon tri fitore kalon në Superligë për edicionin e ardhshëm.

Dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt, Kreuzlingeni i ka 42 pikë në pozitën e parë.

Wadenswil është i dyti me 39 pikë. Skuadra e vendit të parë e ka përparësinë e terrenit vendas në serinë finale.

Kreuzlingeni të shtunën fitoi 30:26 ndaj Steffisburgut. Ishte fitorja e 16-të rresht e skuadrës ku Valon Dedaj, Bujar Ramosaj, Haris Berisha e Drenit Tahirukaj janë lojtarët kryesorë.

Tahirukaj shënoi 8 gola nga 10 tentime. Ramosaj shënoi një gol nga dy tentime, kurse udhëhoqi mbrojtjen. Kapiteni i skuadrës dhe i Kosovës, Valon Dedaj, realizoi katër gola nga katër tentime. Berisha i kishte shtatë pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat