Sukses i madh i Qunit, fiton Kupën e Zvicrës

Hendboll

Sukses i madh i Qunit, fiton Kupën e Zvicrës

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:39
Sukses i madh i Qunit, fiton Kupën e Zvicrës

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka arritur sukses të madh të shtunën mbrëma.

Quni ka bërë befasi të madhe me skuadrën GC Amicitia Zuerich. GC Amicitia e ka mposhtur favoritin, Pfadi Winterthur për ta fituar Kupën e Zvicrës në hendboll.

Skuadra e Qunit ka fituar finalen me rezultatin 30:28, pas vazhdimeve. Koha e rregullt prej 60 minutave përfundoi 25:25. Winterthuri ishte thuajse vazhdimisht në epërsi, por GC Amicitia barazoi rezultatin në fund. Ndërsa pas vazhdimeve siguroi trofeun e çmuar.

Pivoti i Kombëtares sonë ishte prej më të mirëve te Amicitia. Shënoi pesë gola nga shtatë tentime. Quni është kapiten i skuadrës kurse në muajin shkurt e ka vazhduar kontratën me Amicitian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat