Ferizaj ka planin shkatërrues anti Muratoviq e Milatoviq, synojnë Kupën e Kosovës 

Hendboll

Ferizaj ka planin shkatërrues anti Muratoviq e Milatoviq, synojnë Kupën e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:21
Ferizaj ka planin shkatërrues anti Muratoviq e Milatoviq, synojnë Kupën e Kosovës 

Ferizaj nuk i frikësohet as Esma Muratoviqit e as Natalia Milatoviqit! Kryetrajneri i Ferizajt, Granit Sahiti, ka planin shkatërrues anti Muratoviq e Milatoviq, dy lojtare që pritet t’i amortizojë, për të mposhtur Istogun në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Finalja mes Ferizajt dhe Istogut, luhet sot në orën 20.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Brenda taborit ferizajas nuk japin informacione se si do të amortizohen në lojë Muratoviq e Milatoviq, por janë të bindur se Istogu do të sheh forcën e vërtetë të Ferizajt.

“Është një strategji e lojës ndryshe, që Istogu asnjëherë nuk është përballur deri me sot”, tha një nga lojtare ferizajase në kushte anonime. 

Vashat e ferizajase synojnë për herë të parë të fitojnë Kupën e Kosovës. 

Fituesit e Kupës

2020/21 Istogu
2019/20 Vushtrria             
2018/19 Istogu
2017/18 Istogu             
2016/17 Prishtina             
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti             
2012/13 Kastrioti             
2011/12 Prishtina             
2010/11 Prishtina             
2009/10 Kastrioti             

2008/09  Prishtina             
2007/08  Prishtina             
2006/07  Kosova             
2005/06  Kastrioti
2004/05  Kosova  Vushtrri
2003/04 Prishtina
2002/03  Kosova Vushtrri
2001/02 Kastrioti             
2000/01 Vjosa             
1999/00 Trepça             
1998/99  (Garat nuk u zhvilluan për shkak  luftës)
1997/98 (Garat nuk u zhvilluan për shkak  luftës)
1996/97 Prishtina
1995/96 Kastrioti
1994/95 Prishtina             
1994/95 Vjosa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat