Rekordi i gjeneratës së KH Kastriotit 1999-2003, ende i pathyeshëm

Hendboll

Rekordi i gjeneratës së KH Kastriotit 1999-2003, ende i pathyeshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:12
Nga e majta në këmbë Valbona Zeqa, Ramize Shabani, Merfide Salihu, Lirie Muhaxheri, Ganimete Shabani, Vlora Jashari e Hajrie Osmani. Ulur nga e majta: Albulena Jashari, Xhevrie Dibra, Jasemie Ahmeti, Valentina Qerimi, Blerta Tërpeza e Arbëresha Jashari.

Që nga viti 2003 e deri me tash, kalojnë 19 vite dhe askush nga ekipet e Kosovës nuk ka mundur ta thyejë rekordin e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat).

Gjenerata e Kastriotit e vitit 1999 – 2003, mbetet e pathyeshme deri me tash sa i përket rekordit të titujve radhazi.
Vashat ferizajase katër herë rresht fituan titullin e kampionit: 1999/00, 2000/01, 2001/02, 2002/2003.

As Prishtina, as Vushtrria, as Istogu, nuk kanë arritur ta thyejnë këtë rekord. Madje as hendbollistja Bellma Beba, edhe pse ishte shumë afër këtij rekordi por nuk arriti më shumë se tre tituj rresht me një ekip!

Image

Kush ishte gjenerata e vitit 1999 – 2003, gjeneratë e papërmbajtshme e me katër tituj rresht, një rekord që lakmohet nga kundërshtaret por dot nuk thyhet!

Në atëkohë, Kastriotit i printe trajnerja Valbona Zeqa, e cila në radhët e saja ka pasur lojtare luftarake e me një teknik të përsosur, që nga Vlora Jashari, si buldozer në fushë, ka pasur goditje të fuqishme nga vija e 9-metërshit, së bashku me shtatlarten Merfide Salihu, me kapitenen luftarake Safete Rifati.

Image

Pastaj këmbëshpejtja Lirie Muhaxheri, motrat Ganimete e Ramize Shabani, po ashtu edhe Xhevrie Dibra e Valentina Qerimi, që e jepni atomin e fundit në fushë etj.

Image

Një gjeneratë me katër tituj rresht dhe me një rekord të pathyeshëm deri me sot, por edhe për shumë vite tjera do të mbetet i pakapshëm.

Kapitenja e sotme e KH Kastriotit, Vahide Gashi, kur lexon këtë histori, së bashku me lojtare tjera frymëzohen deri në pikën e fundit, sidomos nga rekordi i brezit 1999-2003.  

Image

Gjeneratë me të gjitha lojtare të qytetit e rrethinës, por mbeten në histori e me rekord të pathyeshëm, që është një model për t’u synuar që të përsëritet nga ky brez i lojtares së shquar Vahide Gashi, edhe pse kjo e fundit është në drithërima e asaj gjenerate.

Kampionët e pas luftës
2021/22 Istogu
2020/21 Vushtrria
2019/20 Ferizaj
2018/19 Istogu    
2017/18 Shqiponja
2016/17 Prishtina
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti
2012/13 Kastrioti
2011/12 Prishtina    
2010/11 Prishtina        -
2009/10 Prishtina    
2008/09 Kosova
2007/08 Kosova    
2006/07 Vicianet
2005/06 Vicianet
2004/05 Kosova    
2003/04 Kosova    
2002/03 Kastrioti    
2001/02 Kastrioti    
2000/01 Kastrioti    
1999/00 Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat