Istogu mburret me trofetë, por në anën tjetër vajton largimet e lëndimet 

Hendboll

Istogu mburret me trofetë, por në anën tjetër vajton largimet e lëndimet 

Nga: K.G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:08
Istogu mburret me trofetë, por në anën tjetër vajton largimet e lëndimet 

Kampionet dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, ndihen krenare që përmbyllën me sukses edicionin 2021-2022.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, tha se edhe pse po shkojnë në pushim të merituar, me mendje në Kupën e Evropës. Istogu ka planet e veta për edicionin 2022-2023. 

Nga ana tjetër, klubi i Istogut vajton largimet dhe lëndimet e disa lojtareve. 

“Hendbollistet istogase pasi kanë arritur objektivat duke u kurorëzuar me kurorën e dyfishtë, titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës nga dita e hënë do të janë në pushim të merituar.

Skuadra ka arritur të mbyll një vit fantastik, nga 30 ndeshje të zhvilluara ka arritur gjithsej 30 fitore, pa humbje dhe pa barazim, që është një rekord personal për skuadrën tonë, edhe pse kishte kaluar në vështirësitë më të mëdha, që nga themelimi e deri me tani.

Qysh në fillim të kampionatit nga skuadra janë larguar disa hendbolliste të rëndësishme, si Suzana Ujkaj, Ketevan Venetski dhe Tina Hetemi, ndërsa për shkak të lëndimeve skuadra ka humbur pjesën me të madhe të henbollisteve vendore si: Albina Rugova, Pranvera Ferataj, Alberina Halitaj, Fatjona Rexhaj, Doresa Rugova, të gjitha këto të operuara pas lëndimeve të rënda, ndërsa për kohë të gjatë ishte e lënduar edhe Yllka Shatri e cila arriti të rikuperohet dhe të ndihmoj skuadrën në pjesën përfundimtare, andaj kur e kemi parasysh që skuadra jonë vitin e mbylli pa nëntë hendbolliste të gjitha reprezentuese, rezultatet e arritura janë facinuese.

Hendbollisteve tona të lënduara ju dëshirojmë rikuperim të suksesshëm dhe kthim sa më parë pranë skuadrës.
Falenderojmë edhe një herë sponzorët dhe donatoret e klubit, institucionet e nivelit lokal dhe qendror, spektatoret dhe përkrahësit tonë dhe mediat.

Hendbollisteve tona kampione, pushime të këndshme”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat