E urrejnë apo i frikësohen Adnan Rudarit?

Hendboll

E urrejnë apo i frikësohen Adnan Rudarit?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:36
E urrejnë apo i frikësohen Adnan Rudarit?

Ferizaj është qendra e hendbollit! Ka kohë që nuk përfshihen emrat e mëdhenj të këtij sporti në klubet që ekzistojnë të hendbollit në këtë qytet!

Askush nuk e di arsyen përse lihen anash emrat e mëdhenj të hendbollit në këtë qytet, emra që dikur i tërë qyteti dhe Kosova mburrej me rezultatet e tyre në ish Jugosllavi.

Ndër ta është lënë anash edhe ish hendbollisti i mirënjohur Adnan Rudari, një periudhë ka luajtur (ish Borci i Ferizajt, tani Kastrioti) në rangun federativ të ish Jugosllavisë, pastaj ka luajtur në kohën e pavarësimit të sportit nga ai ish jugosllav dhe pas lufte.

Sot nuk është në zejen e trajnerit edhe pse një periudhë ka qenë ndihmëstrajner i Kasim Kamenicës!
Rudari nuk pranon të flet në asnjë mënyrë, ka zgjedhur heshtjen!  

A është i urryer apo i frikësohen emrit të Adnan Rudarit? Pak i urryer e pak i frikësohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat