Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans

Hendboll

Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:23
Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans

Portierja e Kisovës, Venera Kafexholli, ka vendosur për hap të ri në karrierë.

Ajo të shtunën e luajti ndeshjen e fundit për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, BSV Stans.

Prej muajit të ardhshëm 20-vjeçarja i bashkohet skuadrës së njohur nga Zvicra, Spono Eagles. Synimi i Venerës është që të zë vend në ekipin e parë të Spono Eagles.

Venera e ka nisur karrierën pikërisht te Spono, ku qëndroi katër vite. Në dy vitet e fundit ishte te skuadra Stans, ku kishte paraqitje të mira.

Venera Kafexholli vjet luajti për Kosovën U19 në Evropianin e Divizionit B. Tani është kandidate për vend në Kombëtaren A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat