Naim Ahmeti e përkrah Sami Çerkinin në rastin Kastrioti 

Hendboll

Naim Ahmeti e përkrah Sami Çerkinin në rastin Kastrioti 

Nga: K.G. Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:18
Naim Ahmeti e përkrah Sami Çerkinin në rastin Kastrioti 

Naim Ahmeti, ish kryetar i klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt, e përkrah deklaratën e Sami Çerkinit, në lidhje me klubin e Kastriotit të Ferizajt (femra e meshkuj).

“Krejt është e vërtetë çka ka thënë Sami Çerkini, nuk e luan topi. I lumtë”, tha Ahmeti.

Ai tha se po të ishte sot, do të bënte ndryshime të mëdha nga trajnerët e deri të lojtarët qoftë të femrat qoftë të meshkujt, do të kthente shkëlqimin e qendrës së hendbollit.

Ish kryetari i Kastriotit tha se kur ka qenë kryetar të femrat, ka pas punë e suksese të mëdha.

Sami Çerkini ndër të tjera ka deklaruar: ““Kemi trajnerë të huaj në Kosovë. Asgjë nuk ka të keqe këtu sepse mirë që kemi! Ajo që është për t’u brengosur, angazhimi i trajnerëve të huaj, të cilët janë ose me nivelin tonë ose nën nivelin tonë, ata paguhen deri 1500 euro, kurse trajnerët e Kosovës nënçmohen me 200 e 300 euro.

Kemi raste që edhe ato pak mjete që merren vesh nuk i japin. Kjo është e dhimbshme. Kuadro tona edhe pse janë më të mirë, nënçmohen dhe shkelet djersa e mundi i tyre!

Rast konkret e kemi KH Kastriotin e Ferizajt në konkurrencën e meshkujve, të cilët angazhuan një trajner të panjohur për hendbollin e Kosovës, ndërsa në Ferizaj kemi shumë trajnerë të cilët sot nuk janë të angazhuar vetëm për shkak të inateve.

Trajnerët e mirëfilltë bredhin rrugëve, ndërsa angazhojnë trajnerë që nuk sjellin asgjë dhe paguhen deri 1500 euro, vetëm pse është i një shteti tjetër dhe për dije e punë është nën nivelin e shumë trajnerëve. Prapë suksese janë të njëjtë sikur vitet e mëhershme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat