Kastrioti rikthen lojtarin më të mirë, një flakaresh për Prishtinën!  

Hendboll

Kastrioti rikthen lojtarin më të mirë, një flakaresh për Prishtinën!  

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:14
Në të majtë Ekrem Beqa - drejtor, në mes Festim Mustafa dhe në të djathtë Faton Hasani, kryetar.

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, më i mobilizuar se kurrë, rikthen në radhët e veta hendbollistin më të mirë Festim Mustafa.

Kryesia e KH Kastriotit me kryetarin Faton Hasani, kanë nisur qysh tani të përforcojnë ekipin për edicionin e ri.

Festim Mustafa së fundi u paraqit për Prishtinën, ndërsa pak kush ka pritur se do të rikthehet në Ferizaj. Për Prishtinën është një flakaresh i madh për faktin se mbetet pa lojtarin më të mirë. 

“Kemi rikthyer në klub lojtarin ferizajas që ka luajtur deri tani për Prishtinën dhe po ashtu është në negociata edhe me lojtarët e tjerë  nga klube të qyteteve tjera nga Kosova por edhe jashtë vendit.

Këto përforcime janë të mirëseardhura dhe kryesia paralajmëron edhe përforcime tjera ngase synon titullin e kampionit. 

Kryesia njofton se kane oferta të shumta nga lojtar të shumtë nga klube të  ndryshme pasi është vërejtur qartë ambicia e kryesisë së klubit për titullin e kampionit në sezonin ne vijim .

Sot është formalizuar marrëveshja me njërin ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë i cili është edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës  Festim Mustafa”, njofton KH Kastrioti.  

Ferizajasit përfunduan në vend të pestë me 27 pikë në elitën e hendbollit të Kosovës dhe suksesin më të madh e arritën që ishin në finalen e Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat