Hajdari e gatshme për rikthim, kalon te skuadra Bjerringbro

Hendboll

Hajdari e gatshme për rikthim, kalon te skuadra Bjerringbro

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:12
Arlinda Hajdari e gatshme për rikthim, kalon te skuadra Bjerringbro

Njëra prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll, Arlinda Hajdari, është në fazën finale të rikuperimit, pas lëndimit të gjurit që e kishte pësuar qershorin e kaluar derisa po luante për Kosovën. Arlinda ka operuar gjurin, ndërsa rikuperimi ka shkuar me shumë sukses.

Deri më tani 20-vjeçarja ishte pjesë e skuadrës së elitës daneze, Ringkobing, ku luajnë edhe motra e saj, Marigona Hajdari si dhe Leonora Demaj.

Arlinda gjatë kësaj jave është përshëndetur me Ringkobingun, ndërsa karrierën do ta vazhdoi te skuadra tjetër daneze, Bjerringbro. Bëhet fjalë për njërën prej skuadrave kryesore në ligën B të Danimarkës, që me Arlindën në përbërje do ta synoi kthimin në elitë.

“Këmbën e kam mirë, po shkon duke u forcuar gradualisht. Kam vendosur që nga kampionati i ardhshëm të luaj për skuadrën Bjerringbro. Plani është që të filloi stërvitjet me kontakt në fund të muajit tjetër”, ka thënë Arlinda Hajdari për faqen zyrtare të FHK-së.

Ajo vjet kishte shfaqur nivel të lartë duke u paraqitur për Kosovën. Pritet të jetë lojtare e rëndësishme e Kosovës edhe në sfidat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat