Shabani: Faleminderit Prishtinë!

Hendboll

Shabani: Faleminderit Prishtinë!

Nga: K. G. Më: 28 maj 2022 Në ora: 22:34
Edi Kolgeci dhe Lulzim Shabani

Hendbollisti i kombëtares së Kosovës, Lulzim Shabani, u kthye në klubin amë Kastriotin e Ferizajt, por nuk e harron përudhën e mirë dyvjeçare në KH Prishtina.

Ai tha se nga klubi kryeqytetas ka mësuar shumë gjëra.

“Faleminderit Prishtinë!

Pas dy viteve të mrekullueshme në KH Prishtina erdhi koha të ndajmë rrugët, nga ky klub mësova shumë gjëra të mira, kujtime të bukura e po ashtu një përvojë fantastike.

Faleminderit president Edi Kolgeci dhe të gjithë atyre me të cilët kaluam kohë të mrekullueshme gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Shabani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat