Luzha përforcon Rahovecin, ekip që ka synime të mëdha  

Hendboll

Luzha përforcon Rahovecin, ekip që ka synime të mëdha  

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:47
Prezantohet Luzha

Hendbollisti i talentuar, Mali Luzha, i bashkohet ekipit të Rahovecit.

KH Rahovecin synon që të jetë i kompletuar në të gjitha reparte dhe me aspirata të mëdha për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.  

“Mali Luzha pjesë e KH Rahovecit!

21-vjeçari i talentuar Mali Luzha nga edicioni i ri do të jetë pjesë e klubit tonë. 

Ai vjen nga KH Vëllaznimi dhe luan si Alo e majtë. 

Luzha ka përvojë në EHF European Cup në sezonin e fundit dhe kjo përvojë do të na ndihmojë në debutimin tonë në garat europiane”, njofton KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat