Kastrioti shpall kandidaturën për titull, Hasani jep detaje të reja!

Hendboll

Kastrioti shpall kandidaturën për titull, Hasani jep detaje të reja!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2022 Në ora: 19:14
Faton Hasani

Kastrioti i Ferizajt po kompleton radhët me hendbollistë dhe priten edhe përforcime të reja nga shtetet e jashtme.

Pas rikthimit të Lulzim Shabanit, Festim Mustafës dhe Beni Sylës nga Prishtina, u përforcuan me hendbollistin nga Maqedonia e Veriut, Kristijan Anastovski, i cili luajti për ekipin francez Angers në edicionin e fundit.

Presidenti i klubit të Kastriotit, Faton Hasani, tha se do të kthejnë ekipin në nivelin që e dëshirojnë të gjithë dashamirët e tempullit të hendbollit të Ferizaj. 

Hasani qysh sot shpall kandidaturën e Kastriotit për titullin e kampionit. 

“Kryesia e klubit paralajmëron edhe prurje të reja në klubin e hendbollit Kastrioti në Ferizaj.

Pas angazhimit te lojtarit Kristijan Anastovski i cili ka luajtur ne Francë dhe është një përforcim domethënës njofton se ka arritur marrëveshje edhe me lojtarë tjerë, emrat e të cilëve do të bëhen publik ditët në vijim.

Mobilizimi dhe angazhimi i kryesisë, stafit sportiv, sponzorëve, nuk ka qenë kurrë në nivel më të lartë kjo ka bërë që dëshirën për të luajtur për Kastriotin ta paraqesin shumë lojtarë si nga vendi po ashtu edhe jashtë Kosovës.

Tashmë janë shfaqur hapur synimet e klubit, që me përforcimet e reja dhe të shumta, angazhimet e të gjithëve janë si rezultat i targetit të synuar për titullin e kampionit.

Po punohet çdo ditë atmosfera në klub është super e mirë dhe ambiciet janë tek të gjithë të njëjta.
Kthimi i titullit te kampionit në Ferizaj”,
thotë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat