Edhe një maqedon i bashkohet Kastriotit! Beqa: Bislimi mbetet besnik i yni

Hendboll

Edhe një maqedon i bashkohet Kastriotit! Beqa: Bislimi mbetet besnik i yni

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:09
Ekrem Beqa në të majtë dhe në mes Dario Petrovski

Skuadra me renome e hendbollit Kastrioti i Ferizajt, është përforcuar me hendbollistin nga Maqedonia e Veriut, Dario Petrovski.

Lajmi e ka bërë të ditur drejtori i klubit, Ekrem Beqa.

Përforcohen me lojtarin që luan në pozitën e mbrojtjes Dario Petrovski. Është 24 vjeçar dhe i gjatë 191 centimetra.

Ky hendbollisti ka luajtur për BM Guadalajara nga Spanja dhe HC Europharm Pelister.

Beqa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përforcohen edhe me një lojtar tjetër nga shtetet e jashtme.

Ai tha se lajmi tjetër i mirë është se janë marrë vesh me pivotin Jeton Bislimi. 

Sipas Beqës, Bislimi i mbetet besnik ekipit të Kastriotit.

Lojtarët që janë rikthyer nga Prishtina në KH Kastrioti: Lulzim Shabani, Festim Mustafa e Beni Syla, dhe përforcimet nga shtetet e jashtme Kristjan Anastasovski e Dario Petrovski.

 “Po e bëjmë ekipin ashtu si e dëshirojnë dashamirët e lojës së hendbollit të Ferizajt, do të luftojmë për trofe”, tha shkurt Beqa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat