Maqedonia e Veriut shpërblen kadetët

Hendboll

Maqedonia e Veriut shpërblen kadetët

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 16:01
Maqedonia e Veriut shpërblen kadetët

Federata e Hendbollit organizoi një pritje për hendbollistët që fituan vendin e parë në Kampionatin EHF, duke u kualifikuar në këtë mënyrë direkt në Kampionatin Botëror të Kadetëve vitin e ardhshëm dhe në Kampionatin Evropian të të rinjve në vitin 2024.

Përfaqësuesja e kadetëve arriti medaljen e artë në kampionatin EHT në Riga pa asnjë humbje.

Kryetari i Federatës së Hendbollit, Zhivko Mukaetov, për ekipin fitues ndau 700 mijë denarë.

“Hendbolli është sporti numër një në Maqedoni dhe le të vazhdojmë të punojmë si më pare”, u shpreh Mukaetov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat