Fatmir Muhaxheri u la në baltë!

Hendboll

Fatmir Muhaxheri u la në baltë!

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:02
Fatmir Muhaxheri

Fatmir Muhaxheri u la në baltë! Muhaxheri pa ndihmëstrajnerët, i vetmi si trajner udhëtoi me 20 hendbollistë në Slloveni!

I vetmi që mori përgjegjësinë për 20 hendbollistët e Kombëtares së Kosovës U18 dhe ashtu si mundi dhe diti i udhëhoqi përgatitje disaditore.

I kërciste koka nga presioni i kësaj përgjegjësisë, nuk, e kishte të lehtë këtë mision sepse as vet nuk e kishte pritur se do të mbetet në baltë, pa asnjë ndihmëstrajner!

E para, Muhaxheri edhe pse mbeti në baltë, ia doli me sakrificën e tij të përgatiste ekipin për në Kampionatin Evropian U18, që u mbajt në Letoni.

Cila ishte arsyeja që Muhaxheri mbetet pa asnjë ushtar, i vetëm u nis dhe me çuna, që rrezikoi aq shumë.  

Muhaxheri, i mirë apo i keq, është i pari që e ka kualifikuar Kombëtaren U21 të Kosovës në Kampionatin Botëror (meshkujt). 

Por Muhaxheri nuk e ka merituar që të lihet i vetëm dhe në baltë! E vërteta e kësaj duhet të dal në sipërfaqe sepse Muhaxheri e di mirë se çfarë halli ka pas në Slloveni! Çdo heshtje është edhe një fshehje e një të vërtete të hidhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat