Trepça e fiton ndeshjen e fortë me Vëllaznimin

Hendboll

Trepça e fiton ndeshjen e fortë me Vëllaznimin

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 21:14
Trepça e fiton ndeshjen e fortë me Vëllaznimin

Ndeshje e fortë është zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve janë takuar dy skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi.

Pas një loje të barabartë, fitore ka shënuar Trepça me rezultat 35:31. Vendasit patën mbyllje më të mirë të ndeshjet dhe ndalën pikët. Por skuadra gjakovare ka treguar nivel dhe ka shpalosur synime për edicion të suksesshëm.

Tradicionalisht Trepça e Vëllaznimi luajnë ndeshje të forta dhe kështu ndodhi edhe të dielën mbrëma në Mitrovicë.

Për Trepçën ishte fitorja e dytë rresht. Ndërkohë Vëllaznimi pësoi humbjen e parë. Me këtë ndeshje u mbyll xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat