Skuadra kroate rival i Besa Famgas në Kupën e Evropës

Hendboll

Skuadra kroate rival i Besa Famgas në Kupën e Evropës

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Besa

Besa Famgas e Pejës do të udhëtojë në Kroaci për ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Kundërshtar i Besës së Pejës është ekipi kroat MRK Sesvete.

Shorti për raundin e tretë është tërhequr të martën në Vjenë.

Ndeshja e parë luhet në Kroaci në fundjavën e parë të dhjetorit, ndërsa e kthimit në Pejë, në fundjavën e dytë të dhjetorit.

Në raundin e dytë Besa Famgas e kaloi Helsinkin. Synim i Besës do të jetë kalimi edhe i skuadrës kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat