Sllovenia fundos Serbinë

Hendboll

Sllovenia fundos Serbinë

Nga: K. Goca Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:33
Sllovenia fundos Serbinë

Lajmi më i mirë i ditës është se kombëtarja e Sllovenisë ka shënuar fitore të madhe me rezultat 27:24 ndaj Serbisë, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B të Kampionatit Botëror.

Vashat sllovene përfundimisht fundosen Serbinë.

“Në pjesën e parë, Serbia ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, me maksimumin katër gola.

Epërsinë e parë sllovenet e fituan vetëm pas dy të tretave të ndeshjes, kur shtrënguan mbrojtjen dhe më pas nuk e lëshuan. Në fund, kryesisht falë lojtares së ndeshjes Elisabeth Omoregie dhe 22-vjeçares Tija Gomilar Zickero, epërsia u rrit në pesë gola.

Në skuadrën sllovene, Omoregie ishte më efektive me gjashtë gola, Ana Gros kontribuoi me pesë dhe Gomilar Zickero katër gola.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:15 për serbet. 

Në pjesën e dytë sllovenet e nisën me shumë vendosmëri. Në minutën e 37-të barazuan në 16:16 dhe dy minuta më vonë kaluan në epërsi për herë të parë në ndeshje me golin e Grosit.

Serbia shënoi vetëm një gol në dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë dhe Sllovenia kaloi në epërsi 18:16.  

Në minutën e 53-të rritet epërsia në tre gola (24:21). Gomilar Zickero shënoi golin e saj të katërt në minutën e 57-të dhe rriti epërsinë në 27:22 dhe sfida përfundoi me 27:24”, shkruan mediumi ”rtvslo.si”.

Suedia kryeson në grupin B me 4 pikë (një ndeshje me pak), pasojnë Sllovenia 4, Danimarka 2 (një ndeshje me pak) dhe Serbia është e fundit me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat