Derbi ferizajas te hendbollistet

Hendboll

Derbi ferizajas te hendbollistet

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:11
Derbi ferizajas te hendbollistet

Kastrioti e Ferizaj takohen në ndeshjen më interesante të javës së shtatë në Superligën e hendbollisteve. Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Kastrioti është i treti me tetë pikë, përkatësisht me katër fitore e dy humbje. Ndërkohë Ferizaj i ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje dhe renditet i gjashti me shtatë pikë.

Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e javës së shtatë. Lideri Istogu nuk pritet të ketë telashe ndaj Dukagjinit (18:00).

Ndeshjet tjera janë: Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (15:00), Samadrexha – Prishtina (16:00), Vushtrria – Shqiponja (17:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve ndeshjet e javës së shtatë janë të dielën: Vjosa – Drita (17:00), Deçani – Prizreni (14:00), Ulpiana – Llapusha (14:30), KEK-u – Trepça (13:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat