Kush është Erika Zeneli që luan për Greqinë?

Hendboll

Kush është Erika Zeneli që luan për Greqinë?

Nga: K.G.. Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 19:10
Erika Zeneli dhe Faruk Shala

Në shtetet e ndryshme luajnë me sukses sportistet shqiptare, sidomos në hendboll. 

Ndër to është edhe hendbollistja Erika Zeneli, e cila luan për kombëtaren e Greqisë.   

Faruk Shala, ndihmëstrajner i kombëtares së Kosovës dhe trajner i kampiones së Istogut, ka thënë disa fjalë për Erikën.

“Erika Zeneli hendbolliste e suksesshme shqiptare.

Hendbolli është sport i shqiptarëve ku do nëpër botë njofton djem dhe vajza të suksesshme në këtë sport, njëra ndër to është edhe Erika Zeneli vajza me prejardhje nga qyteti i Laçit në Shqipëri që me familje si 1 - vjeçare ka emigruar ne Greqi si shumë familje tjera shqiptare kudo nëpër botë, ajo është një hendbolliste e shkëlqyeshme dhe një vajze shembullore.

Është kampione dhe fituese e kupës së Greqisë me skuadrën më të mirë PAOK, që paraqitet në kupën evropiane EHF Cup, dhe me kombëtaren e Greqisë ka kaluar raundin e parë kualifikues për Kampionat Botëror 2023.

Është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e hendbollisteve shqiptare të suksesshme definitivisht sporti i hendbollit është ai që i përgjigjet gjenetikes së shqiptarëve”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat