Granit Sahiti: Kualiteti i ekipit tonë është më i madh se i Kastriotit 

Hendboll

Granit Sahiti: Kualiteti i ekipit tonë është më i madh se i Kastriotit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 nëntor 2022 Në ora: 20:08
Granti Sahiti

Vashat e Ferizajt me angazhim e lojë brilante e kanë mposhtur me rezultat 36:33 Kastriotin e Ferizajt, në derbin e qytetit që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton”.

Hendbollistet e Ferizajt treguan edhe një herë se janë më të mira se rivalet e qytetit. 

Me një lojë të koordinuar mirë, duke zbatuar detyrat për mrekulli të kryetrajnerit Granit Sahiti, arritën dy pikë që nuk maten as me ari. 

Image

Ferizaj po kthehet në formën më të mirë dhe kjo u pa në duel me Kastriotin. 

Jo vetëm me kaq, ky klub i kushton rëndësi të madhe punës me gjeneratat e reja, që po bëhet jo vetëm model i qytetit por edhe i tërë Kosovës.  

Sahiti me qetësinë e tij, përgatiti strategjinë e lojës e cila dha frytin e dëshiruar, fitoren e pastër si loti kundër Kastriotit. 

“Ne jemi duke bërë një tranzicion në skuadër, kemi qenë të përgatitur edhe për dështimet eventuale në këto xhiro.

Jemi duke punuar me një gjeneratë të re për t’i përgatitur që ta marrin barrën kryesore në ekip. Duhet kohë për këtë gjë, por po besoj që jemi duke arritur më shpejt se sa kemi menduar.

Po shpresoj qe qysh në gjysmësezonen e dytë t’i kemi të gatshme për të marr këtë barrë”, thotë Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryetrajneri Sahiti tha se fitorja ndaj Kastriotit vjen edhe si rrjedhojë e cilësisë që kanë. 

“Sa i përket derbit lokal besoj që kualiteti i ekipit tonë është më i madh se i tyre, ku u pa edhe në ndeshje ku asnjëherë nuk e rrezikuam fitoren.

Po shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shkojmë duke e ngritur çdo herë e më shumë potencialin taktik të ekipit”, përfundon Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat