Ky do të jetë një Kampionat Evropian historik...

Hendboll

Ky do të jetë një Kampionat Evropian historik...

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 13:57

Kampionati i ardhshëm Evropian për femra do të mbahet sërish në tre shtete.

Organizatorë të takimit kontinental të hendbollit në vitin 2024 do të jenë Hungaria, Austria dhe Zvicra.

Ky do të jetë një Kampionat Evropian historik sepse do të luajnë për herë të parë 24 kombëtare, ndaj me siguri do të ketë shumë debutues.

Kampionati Evropian do të luhet në katër qytete.

Turi preliminar do të luhet në Budapest, Debrecen, Basel dhe Innsbruck, raundi kryesor në Budapest dhe Debrecen, ndërsa fundjava e fundit do të jetë në metropolin hungarez.
Kampionati Evropian do të luhet nga 28 nëntori deri më 15 dhjetor, ndërsa Maqedonia do të luajë në kualifikueset për të cilat ende nuk janë konfirmuar pjesëmarrësit.

Shorti për grupet do të hidhet më 23 mars të vitit 2023, ndërsa kualifikimet do të fillojnë në tetor 2023, shkruan mediumi maqedonas “24 Rakomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat