Norvegjia për të mbrojtur titullin e Evropës, Danimarka që ta kthejë pas 20 viteve

Hendboll

Norvegjia për të mbrojtur titullin e Evropës, Danimarka që ta kthejë pas 20 viteve

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:17
Norvegjia për të mbrojtur titullin e Evropës

Gjithçka është gati për ditën e fundit të Kampionatit Europian 2022 në hendboll, që luhet “Stozhice” të Lubjanës së Sllovenisë. 

Në qendër të vëmendjes është finalja mes skandinave Norvegjisë dhe Danimarkës (në orën 20.30), dy kombëtaret që treguan më së shumti në këtë kampionat dhe me meritë gjenden në betejën për medaljen e artë.

Vajzat norvegjeze, si forca më e fuqishme e hendbollit, kanë tashmë tetë medalje të arta evropiane në koleksionin e tyre, ato janë edhe mbrojtëse të trofeut dy vite më parë.

Paraqitja mbresëlënëse dhe triumfi bindës ndaj Francës në gjysmëfinale është shenjë e forcës së norvegjezeve, por duhet theksuar se në raundin kryesor humbën ndaj Danimarkës, në një ndeshje që vendosi vendin e parë në grup. 

Ai triumf u jep danezeve një besim shtesë para finales së sotme, se ata mund të befasojnë sërish kampionët e Evropës dhe të kthehen në fronin evropian në hendboll për femra pas një kohe të gjatë, prej 20 vitesh.

Danimarka ka tre trofe të Kampionatit Evropian, në 1994, 1996 dhe 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat