Ndeshje me rivalitet në xhiron e dhjetë

Hendboll

Ndeshje me rivalitet në xhiron e dhjetë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:37
Ndeshje me rivalitet në xhiron e dhjetë

Xhiroja e dhjetë vjen me tjera ndeshje interesante e me rivalitet në Superligën e Kosovës në hendboll. Vëllaznimi – Deçani është ndeshja që e hap xhiron e radhës, ndërsa luhet të shtunën prej orës 18:00 në Gjakovë. Vëllaznimi është mobilizuar në kërkim të fitores së rëndësishme, ndërsa deçanasit e bëjnë udhëtimin e shkurtër me shpresë për dy pikë të reja.

Vëllaznimi është i pesti në tabelë me gjashtë pikë nga shtatë ndeshje. Deçani është i teti (parafundit) me katër pikë nga tetë ndeshje, por synon shumë më tepër në vazhdim të kampionatit.

Të shtunën janë edhe dy ndeshje tjera që zhvillohen prej orës 19:00. Kampionia dhe liderja, Besa Famgas e pret Trepçën në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte interesante dhe e hapur thuajse deri në fund.

Shpresohet për një tjetër ndeshje të fortë dhe me rivalitet. Besa ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 16 pikë. Trepça është e treta me 12 pikë, ndërsa mori fitore të madhe fundjavën e kaluar në Vushtrri.

Llapi – Rahoveci është ndeshja tjetër e së shtunës mbrëma. “Vreshtarët” udhëtojnë për fitore, por llapjanët do të japin më të mirën në tentim për të mbajtur pikët.

Të dielën është ndeshja Vushtrria – Kastrioti. Kjo ndeshje luhet prej orës 18:00 dhe po ashtu pritet të jetë me rivalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat