Hendbollistet e zhvillojnë xhiron e fundit

Hendboll

Hendbollistet e zhvillojnë xhiron e fundit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:38
Hendbollistet e zhvillojnë xhiron e fundit

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Në kuadër të xhiros së nëntë janë disa ndeshje interesante.

Kampioni dhe lideri, Istogu, llogarit në dy pikë të reja. E pret Vëllaznimin, të shtunën nga ora 18:00.

Telashe nuk pritet të ketë as Vushtrria, që të shtunën nga ora 17:00 e pret Dukagjinin e Klinës. Ferizaj është tjetra skuadër vendase që llogaritet favorite. Ferizaj të shtunën prej orës 14:00 takohet me Shqiponjën e Gjakovës.

Ndërsa derbi është të shtunën prej orës 18:00 në Ferizaj. Takohen Kastrioti dhe Prishtina. Të dielën është vetëm një ndeshje. Nga ora 17:00 takohen Samadrexha e Jusuf Gërvalla.

Në Ligën e Parë po ashtu luhet java e nëntë. Të shtunën prej orës 13:00 është ndeshja Trepça – Llapusha. Kurse tri ndeshjet tjera janë të dielën: Deçani – CLICK (17:00), Ulpiana – Drita (17:00), KEK-u – Prizreni (13:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat