Fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit

Hendboll

Fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:37
Fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit

Të premten ka nisur Moduli i parë i kategorisë së parë për shkollimin e trajnerëve tanë të hendbollit.

Shkollimi bëhet sipas RINCK Konventës së EHF-së, program ky për shkollimin e trajnerëve.

Shkollimi ka nisur në lokalet e AAB-së në Fushë Kosovë.

Në ceremoninë e fillimit të trajnimit prezent ishte nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike e Kosovës. Të dy kanë folur për rëndësinë e shkollimit për trajnerët e rinj dhe lojtarët që synojnë në të ardhmen të bëjnë karrierë trajneri.

Shkollimi i trajnerëve bëhet në bashkëpunim me KOK-un, përkatësisht Akademinë Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat