Kastrioti befason të gjithë, kampion vjeshtor

Hendboll

Kastrioti befason të gjithë, kampion vjeshtor

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 20:09
Kastrioti

Në vjeshtë garë të fortë kanë zhvilluar edhe hendbollistet e grupmoshës së kadeteve.

Dhe gara për titull vazhdon në stinorin pranveror, ndërsa do të jetë intertesante dhe dramatike deri në fund.

Tri skuadra kanë bilanc prej shtatë fitore e dy humbje. I pari është Kastrioti me 14 pikë, sa i kanë edhe Shqiponja e Ferizaj.

Menjëherë prapa tyre qëndrojnë Prishtina e Vushtrria.

Të shtunën, në kuadër të xhiros së nëntë, Kastrioti fitoi 22:21 ndaj Prishtinës.

Kurse Ferizaj e mposhti Shqiponjën me rezultat 31:20.

Kadetet i zhvillojnë ndeshjet para lojtareve seniore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat